Danimarka dhe Holanda kanë vendosur të transferojnë së bashku 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë deri në fillim të vitit 2024.

Marketing

Njoftimi vjen pasi qeveria daneze premtoi se do të dërgojë 100 tanke Leopard 1 në Kiev, raporton skynews.

Ministri i Mbrojtjes në detyrë i Danimarkës, Troels Lund Poulsen tha pas një takimi të këshillit danez të punëve të jashtme se “të paktën” 80 tanke Leopard 1 do të transferoheshin në shtetin ukrainas deri në fund të vitit 2023 – e ndjekur nga Leopard 2s vitin e ardhshëm.

Sipas Poulsen, ky premtim e bën Danimarkën “një nga vendet që i ka dhuruar më së shumti tanke Ukrainës”, raporton skynews.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët me ministrin ukrainas të mbrojtjes, Oleksy Reznikov më 10 prill, Poulsen deklaroi se Danimarka synonte të fillonte furnizimin e forcave ukrainase me tanke Leopard 1 “deri në verë”.

Ndryshe, Danimarka pranoi se nuk ka në dispozicion shumë tanke Leopard 2.

Marketing