Më pak se një javë më parë, Loredana me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka gëzuar fansat e saj me lajmin që ndau.

Marketing

Ajo njoftoi se së shpejti do të nis një turne muzikor dhe fansat e saj do të kenë një mundësi të shohin më nga afër artisten në elementin e saj.

Loredana gjithashtu zbuloi edhe kopertinen e turneut që quhet “Wifey Tour” dhe karakter kryesor në të është edhe Hana.

Ndërkaq së fundmi me një tjetër postim në llogarinë e saj në Instagram ajo njoftoi se shitja e biletave ka nisur.

Në faqen zyrtare të shitjes së biletave shkruhet “Loredana po ngre nivelin e turneve më shumë se asnjëherë më parë me turneun e saj “Wifey” në vitin 2023.

Sipas faqes, turneu do të fillojë me 2 mars deri me 18 mars dhe se biletat do të kushtojnë 44,55 euro.

Marketing