Reperi i njohur me famë botërore, DaBaby ka qenë së fundmi në Kosovë, ku edhe ka dhuruar një super performancë për fansat e tij në një klub nate.

Marketing

“Pata dashuri të zjarrtë mbrëmë në Kosovë”, shkroi ai në fotot që publikoi ditë më parë në rrjetin social Instagram.

Gjatë një interviste, ai u pyet: Cila është përshtypja juaj e parë për Prishtinën?

Ai tha se e pëlqeu shumë Prishtinën dhe u ndje si në shtëpinë e tij.

“E dua këtë vend, këta po më bëjnë të ndihem si të jem në shtëpi (e ka fjalën për ekipin e klubit në fjalë). Po e dua Prishtinën, e kupton çka dua të them”, tha DaBaby

Mirëpo, së fundmi ai ka zbuluar se i ka humbur një vath diamanti që kushton 83 mijë dollarë.

Ai shkroi në një postim se vathi i tij mund të ketë humbur në Greqi, Francë ose Kosovë, si pasojë e koncerteve që ai ka zhvilluar së fundmi në këto shtete.

“Dikush në Greqi, Paris ose Kosovë e ka parë vathin tim të diamantit”, ka shkruar DaBaby në postim.

Telegrafi shkruan se reperi i njohur ka ardhur vetëm me njërin vathë në vesh kur mbërriti në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Marketing