Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Vladimi Putinit të Rusisë se po bënte një ‘gabim të madh’ në Ukrainë, se po mashtronte veten për qeverinë në Kiev dhe se lufta do t’i kushtonte shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë, tha një zyrtar francez.

Marketing

Në bisedën telefonike të iniciuar nga Putin të enjten, udhëheqësi rus përsëriti vendosmërinë e tij për të siguruar neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës, qoftë diplomatikisht apo me armë, tha zyrtari për Reuters, transmeton albora.ch.

“Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin që mund të na qetësonte”, tha këshilltari presidencial francez.

“Ti po gënjen veten”, i tha Macroni, Putinit, tha zyrtari. “Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin, i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron gjatë një telefonate 90-minutëshe, se ai do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Kjo bisedë, për fat të keq ka treguar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake deri në fund”, u tha gazetarëve në një konferencë këtë të enjte rezicenda e presidentit Macron./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing