Tanimë dihet se konsumimi i vazhdueshëm i perimeve ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e shumë problemeve shëndetësore.

Marketing

Sidoqoftë, ekzistojnë disa perime të cilat janë më të rëndësishme dhe më të shëndetshme. Një ndër to është brokoli dhe spinaqi, të cilat kanë ndikim në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Më poshtë janë disa nga perimet më të rëndësishme për shëndetin:

Spinaqi–  në bazë të studimeve, thuhet se spinaqi është një nga perimet më të rëndësishme në përmirësimin  e shëndetit. Sipas informacioneve 30 gramë i spinaqit siguron 56% të dozës së nevojshme të vitaminës A dhe vitaminës K.

Karotat– janë të pasura me vitaminë A, dhe konsumimi i 128 gramëve të karotës siguron dozën e nevojshme ditore të kësaj vitamine. Në bazë të studimeve, përdorimi i vazhdueshëm i karotave zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive tek duhanpirësit.

Brokoli– është një perime tjetër, mjaft i rëndësishëm dhe i pasur me minerale dhe vitamina të nevojshme për funksionimin sa më të mirë  te shëndetit. Konsumimi i rregullt i brokolit mbron zemrën nga shumë sëmundje, dhe zvogëlon oksidimin e qelizave.

Hudhra– përdoret historikisht si produkt natyral për shumë probleme shëndetësore. Shumë studime kanë treguar se hudhra mund të rregulloj sasinë e sheqerit në gjak si dhe parandalon disa probleme të lidhura me zemrën.

Disa perime të tjera të rëndësishme janë: xhenxhefili, lakra, lulelakra, qepa dhe patatja e kuqe.

Marketing