Ata mundën të hipnin në një aeroplan që nisej nga aeroporti Salento i Brindizit për në Londër me dy pasaporta false, por agjentët dyshuan për qëndrimet e udhëtarëve dhe vendosën t’i kontrollonin me pajisje shkencore dhe zbuluan se dyshimet e tyre ishin të bazuara mirë. Pasaportat në fakt ishin false dhe dy shqiptarët u arrestuan.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit kur agjentët e Polaria (Policia Kufitare Ajrore) prangosën në aeroport një 31-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar të së njëjtës kombësi.

Të dy iu drejtuan policëve të kufirit ajror, të ngarkuar me kontrollin e dokumenteve të pasagjerëve që niseshin për destinacione jashtë Shengenit. Ndoshta ata shpresonin të kalonin pa u vënë re nga udhëtarët e tjerë, por ata u ndaluan për një kontroll. Burri dhe gruaja i dhanë oficerëve dy pasaporta elektronike dhe dy bileta fluturimi për në Londër.

Marketing