Vajza e jashtëzakonshme nga Kosova që nuk u le vend paragjykimeve në jetën e saj. Ajo është një juriste, prezantuese por edhe një punëtore e zonja.

Marketing

Xhezide Selimi, është bërë virale në rrjete sociale me videot e pazakonta që ndan. Ndonëse është shumë e angazhuar si juriste dhe moderatore, e reja nga Kosova gjen kohë dhe për punët e fshatit. Ajo publikon shpesh video duke mbledhur bar apo duke prerë dru, të cilat janë kthyer menjëherë virale. Megjithatë, ajo tregon se është përballur me shumë komente negative nga shumë njerëz, pavarësisht atyre pozitive.

Xhezide Selimi

Në një intervistë që dha për “Albora.ch”, Xhezidja theksoi se nuk e ka aspak turp që të bëjë punë fshati pasi nuk ka komplekse. “Si në fshat nuk ndihem në asnjë vend të botës”, tha ajo.

Xhezide Selimi, është nga fshati Ballancë komuna e Vitisë ku edhe jeton aktualisht, ajo tregon se ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë pastaj në Fakultet ishte një student e përkryer në drejtimin Juridik i përgjithshëm ku gjatë studimeve kishte treguar rezultate tejet të larta më note mesatare 9,6, ndërsa studimet master juridik penal më notën 10.

No description available.

“Me moderim kam filluar të merrem nga viti 2015, kurse në 2016 kam punuar në televizion kam patur një emision shëndetësor. Në vitin 2018 kam punuar si koordinatore projektesh ne USAID, projekte mbi të drejtën pra ne lemine juridike. Më vonë në një garë të organizuar nga USAID, ku merrnin pjesë afro 100 student u përzgjodha si më e mira në rolin e avokates”, ka thënë Xhezidja për Albora.ch

No description available.
Xhezide Selimi

Xhezidja aktualisht punon si juriste dhe si avokate, pasi ajo ka treguar se shumë shpejt do ttë hap zyrën e saj të avokatisë.

Xhezidja po ashtu ka rrëfyer se përveç pjesës se punës, hobi e ka ecjen, çiklizmin, natyrën e sidomos punët e fshatit çfarëdo qofshin ato i bën më shumë qejf dhe dashuri, qoftë aty mbledhja e sanës, kositja, çarja e drurëve.

Ajo më pas ka rrëfyer se ideja për më e publiku videon më punë fshati ka ardh nga fakti se punët ne ara shpesh here gjykohen, nënçmohen dhe ata që merren më këto punë shikohen ndryshe, pastaj mund të thuhet se ka pak njerëz që përveç profesionit merren dhe me punë tjera fizike çfarëdo qofshin ato.

No description available.
Xhezide Selimi

“Ëndrra e jetës time ka qenë dhe është me kontribu për vendin tim, për fshatin, komunën dhe shtetin dhe aq sa unë mundem te jap për vendin tim, sepse pak nga të gjithë ne është pastaj e mjaftueshme për ndërtimin e shoqërisë e shtetit drejtësisë. Jetën time e publikoj pa asnjë kompleks, nuk më intereson mendimi i tjerëve. Ata janë njerëz me komplekse komentojnë gjëra koti që nuk kanë të bëjnë aspak me videot që postoj.”, tha ajo.

Juristja tregoi gjithashtu se bën dhe punë të tjera, si të kosis barin. Ajo thotë se fshatin nuk do ta ndërronte me asgjë.

Albora.ch

Marketing