Marketing

Gazetarja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova e cila kundërshtoi hapur luftën kundër Ukrainës live në një edicion informativ tha se nuk mund të qëndronte pa reaguar, shkruan BBC.

“Unë doja t’i tregoja audiencës perëndimore se rusët janë kundër luftës. Jo të gjithë rusët janë të tillë”, tha ajo.

Ovsyannikova, e cila u gjobit me 30,000 rubla, sipas ligjeve kundër protestave në Rusi, tha se e dinte se do të arrestohej.

“Mos besoni kanalet e Kremlinit”, u shpreh ajo për BBC-në.

“Mësoni të kërkoni informacion, analizojeni ato. Burime perëndimore, burime ukrainase, e kuptoj se është shumë e vështirë në kushtet e një lufte  të gjesh informacione alternative, por duhet të përpiqesh ta kërkosh”.

Ovsyannikova u arrestua dhe u mor në pyetje për 14 orë pas ngjarjes./albora.ch/

Marketing