Artan Zymberi ka ndërruar jetë në burgun e Mitrovica e Sremit, shkruan Albora.ch.

Marketing

Familja e të ndjerit thonë se i riu është vrarë.

Për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci. Ai ka disa pyetje lidhur me këtë rast.

Postimi i plotë:

Familja Zymberi, pohon se djali i tyre Artan Zymberi, kosovari me shtetësi norvegjeze, ka vdekur në burgun e Serbisë, saktësisht në Mitrovicë të Sremit.

Sipas dyshimeve të kësaj familjeje, Artani është vrarë në burg.

Deri tani, nuk e dëgjova asnjë prononcim zyrtar për këtë çështje.

Rendi ka qenë që së paku zyrja jonë ndërlidhëse në Beograd, apo Ministria e Punëve të Jashtme të na jep ndonjë informatë: A është e vërtetë kjo? Cilat janë informatat zyrtare preliminare?

Shumë më rahat kishim qenë, po ta kuptonim që shteti i Kosovës po interesohet për fatin e qytetarit të vet – kushdoqoftë ai!

Në fund të fundit, shteti ka obligim të kujdesët për çdo qytetar të tij.

Çështje të tilla, nuk mund të jenë veç barrë e familjes.

Marketing