Pas pak pritet të mbahet një konferencë për media e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Marketing

NATO-ja është formuar më 1949 nga 12 shtete, por edhe rritur në 30 – duke përfshirë ish-shtetet komuniste në lindje të Evropës.

Elementi kyç i aleancës është që shtetet pajtohen t’i ndihmojnë njëra -tjetrës në rast se sulmohet ndonjë shtet i vetëm, raporton BBC.

NATO-ja i ka ofruar Ukrainës rrugën drejt anëtarësimit më 2008 – por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kryesisht për shkak të kundërshtimeve të Rusisë.

Në fakt, një prej kërkesave të Moskës para pushtimit ka qenë që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e NATO-s.

Meqë Ukraina nuk është anëtare e aleancës, NATO-ja nuk është e obliguar që të mbrojë këtë shtet.

Vendet anëtare nuk duan të dërgojnë trupa në Ukrainë, mirëpo kanë dërguar armë në këtë shtet – dhe janë duke planifikuar që të forcojnë krahun lindor. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing