Njomza dhe Rinor Kastrati janë një çift të rinjsh të martuar qe 7 vite të cilët jetojnë në Zvicër. Prej disa kohësh ata realizojnë video me situata gazmore të cilat i postojnë në “Youtube” dhe në rrjetet sociale, nga ku kanë fituar një numër të madh ndjekësish, shkruan albora.ch.

Në emisionin “Fol Shqip Show”, ata treguan për fillet e lidhjes së tyre, ngacmimet e para, xhelozitë dhe planet për të ardhmen.

Sipas Njomzës ishte buzëqeshja e Rinorit, ajo e cila e ka bërë për vete qysh në shikim të parë!

Marketing

Ndërkohë të pyetur edhe për famën e madhe në Instagram, ata thanë se të gjithë ndjekësit e tyre i kanë bërë për vete “pa puthje” dhe duke mos përdorur fjalë banale asnjëherë.

Ndërsa se a ka mesazhe ngacmuese në Instagram, duke qenë se kanë një të përbashkët, ata thanë po, por që këto ngacmime, nuk i marrin shumë afër zemrës./albora.ch/

Marketing