Një burrë që nuk kishte bërë seks për muaj të tërë u diagnostifikua me linë e majmunit pasi mori pjesë në një ndejë të mbushur me njerëz në ambient të jashtëm, në atë që një studiues e përshkruan si një rast i rrallë.

Marketing

Burri në të njëzetat e tij nga ShBA pati një skuqje të lëkurës dy javë pasi mori pjesë në një ngjarje të madhe dhe të mbushur me njerëz në Britani.

Shumica e rasteve të lisë së majmunëve në shpërthimin aktual janë shkaktuar nga kontakti seksual.

Rasti i burrit është i pazakontë sepse shumica dërrmuese e 39,434 rasteve të lisë së majmunëve të kanë qenë homoseksualë dhe biseksualë.

Burri u identifikua si biseksual, por u tha mjekëve se ai nuk kishte pasur asnjë takim seksual gjatë udhëtimeve të tij ose në tre muajt e mëparshëm, sipas raportit.

Çdokush mund të kapet nga lija e majmunit duke përfshirë kontaktin lëkurë më lëjkurë, prekjen e objekteve të kontaminuara dhe gëlltitjen e sekrecioneve të frymëmarrjes, si pështymë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sa më e gjatë të jetë koha e kaluar me një person të infektuar, aq më i lartë është rreziku i transmetimit, raporton Yahoo.

Simptomat e burrit u shëruan pa asnjë trajtim 26 ditë pasi filluan, thuhet në raport.

Marketing