Fundviti për një burrë nga SHBA do të mbetët i paharrueshëm, kjo pasi që ai
doli vetëm për të blerë qumësht me çokollatë për fëmijët e tij, por u kthye në shtëpi me një milionë dollarë.

Marketing

Rasti ndodhi në Virxhinia të SHBA-së, me Dennis Willoughby nga North Chesterfield, i cili e mbylli 2021-ën në mënyrën më të mirë të mundshme.

21 minuten raporton se ky burrë teksa doli për të blerë qumësht përpara se të paguante mori edhe një biletë lotarie, një lloj “kartë gërvishtëse” në vlerë prej një milionë dollarësh, duke dashur shumë që kjo të ishte bileta fituese.

Shanset për të gjetur biletën fituese për atë lotari specifike në Virxhinia janë një në 1,632,000, raporton CNN.

Dennis kishte zgjedhjen midis mbledhjes së çmimit milionë dollarësh në pagesat vjetore të shpërndara në 30 vjet, ose mbledhjes së menjëhershme të 640,205 dollarëve bruto dhe zgjodhi opsionin e fundit. / albora.ch/

Marketing