Taika Waititi dhe Rita Ora janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it në këto momente. Mirëpo, së fundmi regjisori ka dhënë një intervistë për Louis Theroux.

Marketing

Taika u ndal tek njohja e tij me Ritën.

Ndër të tjera, ai shtoi se prejardhja e tyre ishte shumë e ngjashme edhe pse janë nga dy shtete të ndryshme, konkretisht Rita nga Kosova dhe ai nga Zelanda e Re.

“Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të lidheshim. Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë. Po bëja një festë dhe sapo biseduam, u bëmë miq. Pastaj për vite me radhë për tre vitet e gjysmë ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re, janë shumë larg, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme. Sfondi i komunitetit Maori është mjaft i ngjashëm me komunitetin kosovar, pasi ndjeshmëritë tona janë mjaft të përafruara, mendoj.“, theksoi Taika.

Kujtojmë se dyshja shfaqen shumë shpesh së bashku në evente të ndryshme dhe duken mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur krah njëri tjetrit

Marketing