Pas stresit për t’i shpëtuar luftës, femrat ukrainase tani po kanë një problem tjetër. Një numër i madh meshkujsh britanikë beqarë, të moshës së mesme, po u ofrojnë grave të reja ukrainase të jetojnë me ta në Mbretërinë e Bashkuar, duke rritur kështu frikën së ndoshta shtresa vulnerabël mund të bien pre e abuzimeve.

Marketing

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është e shqetësuar lidhur me faktin se mund të ketë raste masive abuzimi për shkak të mungesës së masave mbrojtëse për të evakuuarit nga Ukraina, transmeton albora.ch.

Ekspertët kanë paralajmëruar se skema e vizave të qeverisë britanike në të cilën refugjatët e mundshëm krahasohen me ukrainasit që kërkojnë strehim, mund të bëhet si “rrjetë” për trafikantët e seksit.

Një organizatë bamirëse strehimi pohoi se skema ishte duke u shfrytëzuar përpara se të hapej ende, me vajzat e reja që ofrojnë “shpërblime” në këmbim të strehimit. Ky shqetësim vjen pasi refugjatet femra ukrainase përshkruan se janë ngacmuar nga burrat në internet pasi kanë postuar në grupet e Facebook se janë në kërkim të strehimit apo mikpritjes./albora.ch/

Marketing