Roland Bushi, 30 vjeçari shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi Gjykata e Apelit të L’Aquila-s e konfirmoi vrasjen e Aliona Oleinic, një moldave 33-vjeçare me të cilën ishte në lidhje dashurie muratori shqiptar.

Marketing

Sipas mediave, Aliona Oleinic vdiç pasi Bushi i dha 11 plagë me thikë në kopshtin e shtëpisë së tij në Francavilla al Mare më 3 shtator 2019.

Në seancën e apelit, mbrojtësi i tij, avokati Antonello D’Alosio, kërkoi dhënien e masave lehtësuese të përgjithshme, por këto kërkesa janë përjashtuar në gjykimin e parë, transmeton albora.ch.

Në gjyqin e shkallës së parë ai pretendoi se Aliona ishte e dashura e tij dhe se atë mëngjes, të paraprirë nga një natë në të cilën ai kishte konsumuar drogë dhe alkool, ai vetëm donte ta kërcënonte, por jo ta vriste.

Mbrojtësi do të vlerësojë nëse do të apelojë në Gjykatën e Lartë, ku depozitimi i arsyeve pritet të ndodhë me 15 prill./albora.ch/

Marketing