Ministri në detyrë i turizmit i Bullgarisë Ilin Dimitrov deklaroi të hënën se pret që sezoni turistik i ardhshëm dimëror të jetë edhe më i mirë se ai i vitit të kaluar, i cili ishte rekord.

Marketing

Dimitrov foli për mediat pasi mori pjesë në një ceremoni hapjeje të një porti të inovacionit të thellë të teknologjisë në Universitetin Ekonomik të Varnës.

“Rezervimet shkojnë shumë mirë. Shpresoj se do të kemi një sezon të mirë,” tha ai, duke shtuar se rritje raportohet në disa tregje, mes tyre në Britani dhe Izrael, ku Bullgaria po rimerr pozicionin e saj të fortë, shkruan KosovaPress.

Sipas Dimitrov, fluksi i vizitorëve nga Britania e Madhe, Izraeli dhe Polonia në Bullgari është stabilizuar, por tregu gjerman ende nuk është rimëkëmbur.

Marketing