Pandemia e Covid-19 po shton gjithnjë e më shumë presionet dhe nevojën për staf shtesë mjekësh, infermierësh dhe punonjës të qendrave të kujdesit në vendet perëndimore.

Marketing

Pas Gjermanisë, e cila që para shpërthimit të pandemisë ndërmori një fushatë agresive përthithjeje të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë socialë, përfshirë këtu Shqipërinë, një plan të ngjashëm njoftoi edhe Britania e Madhe, raporton noa.al, përcjell albora.ch

Qeveria britanike ka dalë me njoftim se do të ofroj lehtësi për viza njëvjeçare për punonjësit e kujdesit shëndetësor, pasi pandemia e koronavirusit përkeqësoi mungesat e stafit brenda sektorit të kujdesit social.

Masat e përkohshme pritej të hynin në fuqi në fillim të vitit 2022 dhe do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në dhjetor të këtij viti.

Sipas noa.al, paga minimale vjetore për këtë kategori është vendosur rreth 20 mijë paundë./albora.ch/

Marketing