Forcat ukrainase kanë rimarrë pjesën kyçe veriore të vendit, duke detyruar forcat ruse të tërhiqen nga zona përreth qytetit të Chernihivit dhe në veri të kryeqytetit Kiev, tha të martën shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike.

Marketing

Luftimet e nivelit të ulët ka të ngjarë të vazhdojnë në disa nga zonat e ripushtuara, por do të zvogëlohen këtë javë pasi që pjesa tjetër e forcave ruse të jenë tërhequ, ka bërë të ditur Ministria e mbrojtjes në buletinin e rregullt në Twitter.

Shumë njësi ruse që tërhiqen ka të ngjarë të kërkojnë ri-pajisje dhe rinpërtërtije të konsiderueshme përpara se të rireshtohen për operacione në lindje të vendit, shtoi ministria.

Reuters-i nuk ka mundur të verifikojë menjëherë pretendimet në raport.

Marketing