Mbretëria e Bashkuar ka urdhëruar ndalimin e parë ndonjëherë të një superjahti në ujërat britanike, thotë qeveria.

Marketing

Siç njoftohet jahti 38 milionë funta, i quajtur Phi, është në pronësi të një biznesmeni rus të paidentifikuar, por se pronësia e tij është “e fshehur qëllimisht mirë”, shkruan BBC.

Sekretari i transportit Grant Shapps thotë se masa është “një paralajmërim i qartë dhe i ashpër për Putinin dhe miqtë e tij”.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Phi u identifikua për herë të parë që i përkiste ndonjë biznesmeni rus më 13 mars, thotë qeveria.

Ajo shtoi se kompania në të cilën është regjistruar anija është e bazuar në ishujt e Shën Kitts dhe Nevis, por ajo mbante flamuj maltezë për të fshehur origjinën e saj.

Jahti 58,5 m i gjatë është i treti më i madh i ndërtuar nga ndërtuesi i anijeve Royal Huisman dhe përfshin atë që ndërtuesit e quajnë një “bodrum vere i pafund” dhe pishinë të patentuar me ujë të ëmbël. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing