Se COVID-19 edhe mund të jetë prezent gjithmonë e tha ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid. Por, sipas tij Britania duhet të mësohet që të jetojë me këtë virus dhe se vendi i tij është duke lëvizur para shteteve të tjera në kohën kur qeveria largoi disa masa kufizuese.

Marketing

“Duhet të mësohemi që të jetojmë me të (Covidin). Fatkeqësisht, njerëzit vdesin edhe nga gripi: në një vit të keq me grip, ju fatkeqësisht mund të humbni rreth 20.000 jetë, por ne nuk e mbyllim tërë vendin tonë”, tha Javid për “Sky News”.

“Covidi nuk do të largohet. Do të jetë me ne për shumë, shumë vjet, ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësohemi që të jetojmë me të. Mendoj se po e udhëheqim Evropën në tranzicionin nga pandemia në endemi dhe po e udhëheqim rrugën për t’i treguar botës se si mund të jetohet me Covid”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson tha të mërkurën se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në hapësira publike dhe pasaportat e Covid-it do të hiqen për organizimet e mëdha.

Kreu i qeverisë britanike tha para deputetëve se kufizimet po lehtësohen për shkak se shkencëtarët qeveritarë mendojnë se ka gjasë që rritja e infeksioneve, e nxitur nga varianti Omicron, tashmë e ka arritur kulmin në nivel kombëtar. /albora.ch/

Marketing