Përdoruesit e Twitter-it po përballen me probleme.

Marketing

Përdoruesit shohin se faqja kryesore e platformës nuk mund të rifreskohet dhe disa foto nga tweet-et nuk ngarkohen.

Kur klikojnë në një link, atyre iu shfaqet një mesazh që tregon se ka një problem me API-në, sistemi që përdoret për të komunikuar me shërbime të tjera.

Kjo do të thotë që lidhjet e shpërndara në rrjetin social nuk çojnë në faqet e tjera të internetit. Ekipi i Twitter Inc në një postim tha: “Ne bëmë një ndryshim të brendshëm që pati disa pasoja të padëshiruara. Ne jemi duke punuar për këtë tani dhe do të ofrojmë një përditësim kur kjo të rregullohet.”

Ky është i fundit në një seri problemesh për Tëitter. Pak kohë më parë, për gati një orë, përdoruesit e rrjetit social raportuan se nuk mund të ngarkonin postime.

Marketing