Në një raport të botuar ditën e sotme nga Instituti amerikan i Politikës së Jashtme amerikane ‘John Hopkins’ thekson se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe. 

Marketing

Raporti i cili shpjegon situatën në Ballkan, veçanërisht marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, saktëson midis të tjerave se çdo përpjekje për të bërë thirrje apo promovuar krijimin e Shqipërisë së Madhe apo bashkimin midis dy vendeve do të shoqërohet me sanksione.

“Zbatimi i hapave të administratës Biden, duke përfshirë emërimin e të dërguarit Special për Njohjen e Kosovës”, së bashku me paralajmërimin e shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon apo bën thirrje për ‘bashkim’ mes të dyve vendeve të pavarura”thuhet në raport.

Më tej shpjegohet se Kosova mund të shënojë pikën përfundimtare të shpërbërjes së ‘Jugosllavisë’ që vjen vetëm përmes njohjes së saj nga vendet e mbetura të NATO-s dhe BE-së./albora.ch/

Marketing