Dizajnerja e njohur nga Kosova, Lena Berisha, falë punës së saj ka arritur të njihet edhe në tregun ndërkombëtar.

Marketing

Ajo ka veshur një sërë yjesh me famë botërore si Bebe Rexha, Cardi B dhe të tjerë. Së fundmi, ajo ka bërë me dije se është përzgjedhur gjithashtu nga diva e muzikës, Beyonce.

“Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes shqiptare për Tiffany & Co, ku dukej e mrekullueshme.

Kujtojmë se diva e muzikës ka zgjedhur më parë dhe krijime nga stilisti Valdrin Sahiti.

Artistja me famë botërore u shfaq e veshur më një fustan të kuq të krijuar nga dizajneri në “Grammy Awards”.

Marketing