Sulmuesi kosovar, Besart Berisha sot ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.
Këshu ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në Instagram.
“Të dashur tifozë, tani ka ardhur koha: Do t’i jap fund karrierës sime futbollistike! Ka qenë një kohë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë, mbaj mend që kur fillova këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar për të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur me lojën!” ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Besart Berisha pati një karrierë të bujshme duke shkëlqyer në kampionatin australian të futbollit me skuadra si, Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, derisa ka luajtur në skuadra të njohura evropiane si, Hamburger SV, Burnley.
Së fundmi Berisha ishte pjesë e FC Prishtinës ku pati vetëm një paraqitje në fanellën e klubit nga kryqyteti i Kosovës./albora.ch/