Bekim Zogaj u lind në vitin 1979 ne fshatin Prejlep, Komuna e Deçanit. Klasen e 4-të e kreu në Kosovë.  Nga viti 1990 jeton në Winterthur. Punonjës financash në departamentin e ndërtimtarisë dhe po ashtu gjyqëtar futbolli që nga viti 1997.

Marketing

Ai u bë instruktor i gjyqëtarve nga viti 2008 ndërsa u licensua nga FIFA në vitin 2018. Bekim Zogaj ka referuar afër 300 ndeshje futbolli ne Swiss Football League (Super League dhe Challenge League, dhe Kupë). Shumë ndeshje nderkombëtare (Champions League, Europa League, Ligen e Kombeve, Turnire U17/19/ dhe kampionitn Evropian U21 vitin e kaluar).

Bekim Zogaj gjithashtu është instruktorë ne Akademinë e Refereve në Federaten Zvicerane si dhe përgjegjës në rajonin e Cyrihut për arbitra të talentuar.

Ndeshjet më të mira që ai ka referuar: Barcelona – Ferencvaros Budapest ne Champions League (ndeshja e parë ne Champions), Brugge – PSG apo Leipzig – Man City, por edhe Winterthur – Prishtina ne vitin 2008, poashtu edhe Franca – Bosnia, Gjermania – Rusia apo Bosnia – Italia, por edhe Kukësi – Torpedo Minsk. Natyrisht edhe shumë ndeshje Derby ne kampionti Zviceran, por edhe ndeshje ne Arabin Saudite.

Bekim Zogaj në një intervistë për albora.ch i pyetur rreth punës së tij tha se ‘’Përgjegjësia dhe presioni janë shumë të mëdha sepse dihet se sot në futbollin europian dhe botërorë është futbolli shumë i shpejtë dhe duhet  pasur shumë kujdes’’.

I pyetur për lojtarët e tij të preferuar shqipëtarë dhe të huaj ai tha se ‘’ sigurisht që kam lojtarë të preferuar por më shumë e dua futbollin në përgjithësi, ndërsa nga lojtarët shqiptarë të prefeuar i kam ata në kombëtaren e Zvicrës’’./albora.ch/

Marketing