Supermodelja, Bella Hadid duke folur për revistën “Vogue” befasoi me deklaratën e saj, duke rrëfyer se si ishte të ishe nën hijen e motrës së saj më të madhe Gigi, e cila ishte e para që iu bashkua industrisë së modës.

Marketing

“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, as aq e shoqërueshme”, tha ajo për revistën për kopertinën e prillit.

“Kjo është ajo që njerëzit thoshin për mua. Për fat të keq, kur ju thonë kaq shumë herë, thjesht e beson atë. Ndihesha sikur kisha diçka për të provuar. Njerëzit mund të thonë gjithçka për mënyrën se si dukem, për mënyrën se si flas, për mënyrën se si veproj. Por në shtatë vjet nuk mungova kurrë një punë, nuk anulova një punë, nuk u vonova në një punë. Askush nuk mund të thotë që nuk punoj si qen”, përfundoi ajo.

Marketing