Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shkurta Gashi, ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të, duke qenë pranishme në një klub në Zvicër.

Marketing

Derisa po hynte në skenë për të interpretuar disa nga hitet, artistja është befasuar me një tortë dhe në atë moment i gjithë publiku filloi t’ia këndonte këngën e ditëlindjes.

“Faleminderit me zemër”, ka shkruar Gashi në videot që ka publikuar në profilin zyrtar në Instagram.

Urime të shumta mori në këtë rrjet social kur dihet se ajo ndiqet nga 385 mijë njerëz./albora.ch/

Marketing