Këngëtarja Bebe Rexha ka zbuluar se disa persona të paautorizuar po përdorin imazhin e saj për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Marketing

Në postimin e një fansi, të marrë nga faqja pornografike shihet një fotografi origjinale e Bebe Rexhës dhe një tjetër e bërë me ‘photoshop’ ku reklamohet një program dobësimi.

“Ata po të përdorin ty në reklama gjithashtu”, kishte shkruar përdoruesi i Twitterit, i cili tregoi se këtë reklamë me këtë imazh të paautorizuar e gjeti në një video pornografike të homoseksualëve.

“Kjo thjesht më bëri lëmsh”, shkroi Bebe Rexha sapo pa këtë postim nga fansi, të cilin më pas e rishpërndau për ndjekësit e saj në këtë platformë.

Kujtojmë se një ditë më parë Bebe foli publikisht për peshën e saj, duke treguar se e pranon veten siç është e duke pranuar se i pëlqen të konsumojë ushqim.

Po ashtu, Bebe po përgatitet që më 28 prill të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj të titulluar “Bebe”.

Marketing