Bebe Rexha është kritikuar e vënë në lojë shpesh për peshën e saj. Edhe vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka pranuar më herët se pavarësisht dietave që ka ndjekur, dhe stërvitjes në palestër, rezultatet kanë qenë të pakta.

Marketing

Artistja tregoi së fundi se problemi i saj, sfondin e ka shëndetësor. Bebe zbuloi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS, dhe pikërisht marrja e medikamenteve për këtë sëmundje e bën mjaft të vështirë humbjen e peshës.

“Kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, ka shkruar ajo në Twitter.


Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), është një çrregullim hormonal që shkakton zgjerimin e vezoreve me kiste të vogla në skajet e jashtme. Shkaku i sindromës së vezores policistike nuk është kuptuar mirë, por mund të përfshijë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.

Marketing