Bebe Rexha është ndaluar së fundmi në aeroportin e Los Angeles-it për një intervistë të shkurtër.

Marketing

Ndër të tjera ajo u pyet nga gazetari në lidhje me diskriminimin që po i bëhet kohëve të fundit komunitetit LGBTQ+, përfshirë këtu edhe Botërorin e Katarit.

Si një mbështetëse e madhe e këtij komuniteti, artistja shqiptare u shpreh e keqardhur në lidhje me situatën në të cilën ndodhen ata sot.

“Thjesht dua të them se është vërtet e tmerrshme ajo çfarë është duke ndodhur tani në komunitetin LGBTQ+ dhe unë dua t’ju them të qëndrojnë të fortë dhe nuk e di, ju dërgoj dashurinë time të gjithëve,”-shtoi Rexha.

E pyetur se cila mund të jetë një zgjidhje për këtë, artistja u shpreh se problemi qëndron te urrejtja që sot kanë njerëzit.

“Urrejtja, problemi është urrejtja. Fatkeqësisht mendoj se urrejtja po konfuzon dashurinë, mendoj se njerëzit janë shumë konfuzë dhe është vërtet dëshpëruese. Mendoj se ne thjesht duhet të jemi më empatikë dhe të pranojmë të tjerët ashtu siç janë,”-përfundoi Bebe.

Kujtojmë që homoseksualiteti është një vepër penale në Katar.Organizatorët e Botërorit kanë bërë me dije që më para që çiftet gay do të jenë të mirëpritur, por nuk do të lejohen skenat e tyre në publik, as përkëdheljet

Marketing