Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka konfirmuar datën e publikimit të albumit të ri që titullohet “Bebe”. Bashkë me kopertinën që ruan stilin e viteve 70, artistja e pop-it njoftoi se prezantimi do të bëhët më 28 prill.

Marketing

Kanë kaluar afërsisht dy vite që nga albumi i saj më i fundit dhe njëherësh i dyti në karrierë, “Better Mistakes”. Por tani, Bebe Rexha është gati për të sjellë për fansat albumin e saj të tretë, i cili është titulluar thjesht “Bebe”.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, 33-vjeçarja zbuloi koopertinën e këtij albumi, që vazhdon të ruajë stilin e viteve 70-të, si dhe njoftoi se data e publikimit është më 28 prill.

 “Albumi im i tretë ‘Bebe’ do të jetë në shitje nga 28 prilli”, ka shkruar artistja shqiptare me famë botërore.

Ky album përfshin edhe dy nga hitet e saj të fundit, “I’m Good (Blue)” dhe “My Heart wants what It wants”, e publikuar muajin e kaluar.

Rexha nuk ka ndarë ende ndonjë detaj tjetër rreth albumit, si për shembull një listë këngësh, edhe pse ajo ka lënë të kuptohen disa bashkëpunime në një festë Los Angeles në muajin shkurt. Atje, ajo tha se do të publikonte një këngë, “Satellite”, me Snoop Dogg dhe një tjetër, “Seasons”, me Dolly Parton.

Këngëtarja ka pasur një varg suksesesh së fundmi, ku ndër to ishte edhe nominimi për një çmim në edicionin e këtij viti të ‘Grammy‘Awards’

Rexha më herët ka paralajmëruar edhe një turne në Amerikën e Veriut për këtë verë që nis më 31 maj dhe do të përfundojë më 30 qershor në Los Angeles.

Marketing