Beatrix Ramosaj u votua më së paku nga publiku dhe rrjedhimisht u largua nga “Big Brother VIP”.

Marketing

Ajo ishte nominuar bashkë me Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, me të cilin kishte filluar një lidhje brenda shtëpisë.

Javën e kaluar, Arbri hapi kutinë e pandorës dhe zgjodhi të vendoste në nominim çiftin Donald-Beatrix dhe Einxhel.

Derisa pas përfundimit të televotimit, mbrëmjen e sotme, moderatorja Arbana Osmani njoftoi se banori më pak i votuar është Beatrix.

Ajo e nisi rrugëtimin në reality shou më 27 tetor, së bashku me Einxhel dhe Sara Berishën. /albora.ch/

Marketing