Por, mbetet fakti se është e qartë se goditja më e dhimbshme për Rusinë do të ishte ndalimi total i eksporteve të të gjitha burimeve të energjisë, përfshirë naftën dhe gazin. A mund ta përballojë Gjermania?

Marketing

Bota perëndimore vazhdon të debatojë se çfarë lloj sanksionesh mund t’i vëhen Rusisë për ta detyruar të ndalojë operacionet e luftës në Ukrainë. Paketa e re e masave që po diskutohet nga BE-ja përfshin ndalimin e importit të qymyrit rus, ndalimin e të ashtuquajturit bllokim transaksionesh me katër banka dhe ndërprerje të linjave individuale të transportit. Qëllimi i këtyre masave të reja është, ndër të tjera, sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , “të kufizojnë në mënyrë drastike mundësitë e industrisë ruse për të siguruar mallra të caktuara”.

Përveç ndalimit të anijeve ruse që të hyjnë në portet e BE-së dhe mbylljes së rrugëve për transportuesit rusë, BE-ja po diskuton edhe një masë që ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen personale të autokratit rus: pas zbulimit të vrasjeve masive të civilëve ukrainas, qeveritë evropiane në listën e personave nën masat e veçanta duan t’i vënë vajzat e Vladimir Putinit. Deri më tani, bashkëpunëtorët politikë të Vladimir Putin, propagandistët e tij, politikanë rusë dhe manjatë-oligarkë dhe familjet e tyre kanë qenë në listën e emrave të njerëzve, prona e të cilëve është e bllokuar ose u është ndaluar të udhëtojnë në botën perëndimore.

Gjykuar sipas deklaratave të mëparshme, Vladimir Putini është veçanërisht i ndjeshëm ndaj vajzave të tij dhe për shkak të tyre ai u kërkoi me forcë gazetarëve që të mos i fusin “hundën e përqyrrura” në familjen e tij.

Vendosja e vajzave të Putinit në listat e sanksioneve thuhet se është një veprim më shumë simbolik, sepse është e paqartë nëse ato zotërojnë fare asete të rëndësishme jashtë Rusisë dhe është logjike që me shumë mundësi nuk do të udhëtonin në nonjë destinacion perëndimor në këtë kohë. Sa shumë kujdeset Putin për privatësinë e vajzave të tij mund të konkludohet nga fakti se Kremlini zyrtar nuk ka publikuar kurrë foto të tyre si të rritura dhe karriera e tyre profesionale është gjithashtu jashtë fokusit publik, pjesërisht sepse nuk mbajnë më mbiemrin Putin. Por, as Katerina as Maria (vajzat e Putinit) nuk jetojnë të fshehura. Të dy janë me arsim të lartë. Vajza e madhe, Maria Vorontsova, është bashkëpronare e kompanisë Nomenko, që merret me projekte të mëdha në shëndetësinë ruse, dhe e vogla, Katerina Tikhonova, drejton Institutin e Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Moskës. Nuk dihet se deri në çfarë mase vajzat e Putinit kanë pasur kontakte me institucionet perëndimore në jetën e tyre profesionale; ekspertët dhe shkencëtarët.

Le të shtojmë se disa ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua ndaluan bankave amerikane të përpunojnë pagesën e borxheve ruse. Tani është e paqartë se si autoritetet ruse do t’i paguajnë fare borxhet në dollarë për të shmangur bankrotimin e Rusisë, sepse teknikisht është shumë e vështirë të organizohen pagesa në dollarë për investitorët jashtë sistemit bankar amerikan. Autoritetet ruse, megjithëse u spekulua për të kundërtën, treguan gatishmëri për të paguar borxhet e tyre në dollarë, megjithëse presidenti Putin nxori një dekret që e bënte të paqartë nëse Rusia dhe kompanitë ruse do të respektonin detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Por mbetet fakti se është e qartë se goditja më e dhimbshme për Rusinë do të ishte ndalimi total i eksporteve të të gjitha burimeve të energjisë, përfshirë naftën dhe gazin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gazin. BE-ja nuk vendosi për këto sanksione sepse disa anëtare, veçanërisht Italia dhe Gjermania, janë jashtëzakonisht të varura nga importet e gazit natyror rus dhe është një tezë e mirëpranuar që këto masa duhet të kishin çmim tepër të lartë, në formën e një recesioni shumë të thellë. Edhe pse është tezë zyrtare se ndalimi i plotë i importit të energjisë nga Rusia në Gjermani do të ishte i papranueshëm për shkak të kostove shumë të larta ekonomike, pra një krize shumë të rëndë, vlerësime alternative kanë dalë nga burime të respektuara. Një nga këto është bërë nga Clemens Fuest nga Instituti prestigjioz Ifo në Mynih.

Të përkujtojmë, një studim i ri ekonomik që mbështet pikëpamjet zyrtare se është e papranueshme që Gjermania të ndalojë importin e të gjithë energjisë nga Rusia, i titulluar “Po sikur Gjermania të çkyqet nga energjia ruse?”, sugjeron se Gjermania mund të bëjë pa qymyr, madje edhe naftë, por në afat të shkurter jo pa gaz. Gazeta zbuloi se një embargo ndaj energjisë ruse do të nënkuptonte një reduktim prej 30 për qind në furnizimet me gaz, që është 8 për qind e konsumit total të energjisë gjermane. Një reduktim afatshkurtër i furnizimit me gaz do të çonte në një rënie prej 2.2 për qind të PBB-së, që do t’i kushtonte çdo gjermani 1000 euro. Nëse do të përfshiheshin ndikime shtesë negative, skenari pesimist do të çonte në një rënie prej 3 për qind të PBB-së. Edhe pse ky është një ndikim shumë i madh i embargos në ekonominë gjermane, a mund të thuhet vërtet se 1000 euro për frymë janë shumë për Gjermaninë?

Nga ana tjetër, Instituti Ifo paralajmëron se rënia e PBB-së mund të ndryshojë shumë; nga 0.2 për qind në 6 për qind dhe argumentojnë se është e pamundur të vlerësohet me saktësi ndikimi i ndalimit të importeve të energjisë nga Rusia. Ndryshe nga ajo zyrtare, teza e tyre është se në rast se embargoja rezulton e pashmangshme, është më mirë të bëhet menjëherë, sepse gjatë verës kërkesa për gazin rus bie ndjeshëm. Për disa muaj, gazi i kërkuar mund të sigurohet nga burime të tjera (Norvegjia) dhe në këtë mënyrë të sigurohet funksionimi i industrisë. Në ata pak muaj mund të fillonte procesi i zëvendësimit dhe rishpërndarjes së burimeve të energjisë. A është Gjermania, pavarësisht rreziqeve dhe kostove, e gatshme të marrë rolin e liderit të BE-së?

Nëse krahasojmë kostot e mundshme të Gjermanisë për shkak të bllokadës së energjisë ruse, duhet të dimë se ato do të ishin dukshëm më të ulëta se rënia e disa ekonomive kombëtare të Bashkimit Evropian gjatë krizës së eurozonës në vitet 2010-2013, shkruan Jutarnji.hr.

Marketing