Edhe në mes të bisedimeve për armëpushim, ngjarjet e tmerrshme në Mariupol po vazhdojnë ende, shkruan BBC.

Marketing

Në luftëra, edhe kur dy palët flasin, nëse nuk ka një armëpushim, ajo që ndodh në terren mund të marrë kthesa të tmerrshme, transmeton albora.ch.

Kështu po vazhdon të jetë në Ukrainë, në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.

Në orët e fundit, zyrtarët e qytetit i kanë thënë BBC-së se një teatër në qytet ku ishin strehuar më shumë se 1000 njerëz – duke u strehuar kundër bombardimeve të pandërprera ruse – u bombardua.

Bombardimi i vazhdueshëm po e bënte të pamundur që punonjësit e shpëtimit të arrinin në teatër.

Nga ministria ruse e mbrojtjes, kanë mohuar se e kanë goditur këtë teatër. 

Korridoret humanitare nuk kanë funksionuar, vetëm rreth 20 mijë persona kanë mundur të largohen nga qyteti, por gjithmonë nën të shtëna sporadike. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing