Marketing

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell shprehu keqardhje për vendimin e Moskës për të sanksionuar shtetasit e BE-së.

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve ruse për të ndaluar hyrjen në territorin e Federatës Ruse për shtetasit e BE-së, si kundërpërgjigje për sanksionet e BE-së kundër Kremlinit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës”, tha Borrell në një deklaratë.

Ai theskoi se “ndryshe nga sanksionet ruse, masat kufizuese të BE-së publikohen në mënyrë transparente dhe bazohen në kritere të qarta, të cilat përfshijnë mjete ligjore për t’i sfiduar ato . 

 “Bashkimi Evropian vazhdon t’i kërkojë Rusisë që t’i japë fund këtij agresioni dhe të tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës menjëherë dhe pa kushte, dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës në kuadër të saj ndërkombëtar.

“Rusia mban përgjegjësinë e plotë për këtë luftë agresive kundër Ukrainës dhe do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në rrjedhën e saj”, tha Borrell./albora.ch/

Marketing