Bashkëpunëtorët e vjetër duket se kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin.

Marketing

Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun dhe Robert Berishën, dyshen e njohur që për vite me radhë kanë qenë së bashku në çdo mbrëmje dhe koncert por në vitin 2016 ndanë rrugët ku dhe Roberti nisi karrierën e tij solo.

Megjithëse ata nuk kanë sqaruar ndonjëherë se çfarë kishte ndodhur kudo është përfolur atë kohë që dyshja kishin prishur raportet dhe nuk ishin ndarë si shokë.

Dyshimet i forconte edhe fakti se nga ajo kohë nuk janë parë asnjëherë bashkë dhe në rrjetet sociale nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

Por, veprimi i fundit i Robertit ngjalli dyshime te fansat rreth raportit të tyre.

Në llogarinë e tij në Instagram, Robert Berisha ka shpërndarë në ‘’story’’ projektin e fundit të Sinanit, duke etiketuar edhe vetë këngëtarin, por që ky i fundit nuk e ka ripostuar.

Marketing