Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka treguar se ka rezultuar pozitiv me Covid. Ai thotë se gruaja e tij ka dalë negative dhe bën thirrje tek të tjerët që, përkundër uljes së rasteve, të jenë të vëmendshëm dhe të vaksinohen dhe me dozat shtesë.

Marketing

Obama ka shtuar se ka disa ditë që ka pasur dhimbje në fyt dhe se ndihet mirë. Ai këtë lajmërim e ka bërë në rrjete sociale, transmeton albora.ch.

“Sapo dola pozitiv për COVID. Kam disa ditë që kam dhimbje fyti, por përndryshe ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe kemi marrë edhe dozat përforcuese dhe ajo ka rezultuar negative. Është një kujtesë e mirë që, edhe kur rastet zvogëlohen, duhet të vaksinoheni nëse nuk e keni bërë tashmë, për të ndihmuar në parandalimin e simptomave më serioze dhe shpërndarjen e COVID te të tjerët”, ka shkruar Obama.

Rastet me Covid në nivel global kanë rënë pas një vale shumë të rëndë vetëm disa muaj më parë. OBSH ka bërë të ditur se pandemia ende nuk ka përfunduar dhe se kujdesi duhet të mbahet./albora.ch/

Marketing