Marketing

Banka të ndryshme zvicerane po rrisin ndjeshëm normat e interesit për hipotekat me normë fikse.

Banka Kombëtare ende nuk e ka rritur normën bazë të interesit. Kreditë për shtëpi po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në Zvicër. Siç shkruan “Tages-Anzeiger”, disa banka në fillim të kësaj jave kanë rritur çmimet e hipotekave me normë fikse. Normat e interesit për një hipotekë pesë vjeçare në Luzerner Kantonalbank u rritën me 0.19 për qind në 1.4 për qind.

Hipoteka shtatë vjeçare me normë fikse tani kushton 1.51 për qind në Luzerner Kantonalbank në vend të 1.4 për qind, raporton 20 minuten, përcjell albora.ch.

Kështu, normat e interesit të hipotekave janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit 2021

Tendenca është e njëjtë edhe për bankat e tjera. Për shembull, Raiffeisenbank ngarkon 1.84 për qind për një hipotekë me normë fikse me një afat dhjetëvjeçar,

Credit Suisse 1.77 për qind dhe Zürcher Kantonalbank 1.7 për qind. Këto rritje janë domethënëse, siç tregon një vështrim i një studimi të shërbimit të krahasimit Moneyland: Në fillim të vitit 2021, një hipotekë 10-vjeçare kushtonte 1.1 për qind.

Ndërkohë, Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) duket se nuk dëshiron ende të rregullojë normën bazë të interesit dhe po e lë në minus 0.75 për qind për momentin. Megjithatë, Credit Suisse pret që SNB të rrisë normën bazë të interesit dy herë në vitin e ardhshëm – me një total prej 0.5 përqind./albora.ch/

Marketing