Një fond shtesë prej 1.49 miliardë dollarësh për Ukrainën u miratua nga bordi i Bankës Botërore të martën e 7 qershorit, në mënyrë që qeveria e Kievit të paguajë pagat e nëpunësve civilë dhe punonjësve socialë.

Marketing

Financimi i ri rrit huadhënien e Bankës Botërore për Kievin në më shumë se 4 miliardë dollarë në total, shkruan CNN.

Më 8 mars, institucioni financiar ndërkombëtar me bazë në Uashington miratoi 3 miliardë dollarë financim dhe 489 milionë dollarë disbursim të drejtpërdrejtë për Ukrainën.

Sipas Bankës Botërore financimi do të mbulojë fusha të tilla si furnizimi me ujë, kanalizimet, ngrohja, energjia elektrike, rrjeti rrugor, mbrojtja sociale, arsimi dhe shëndetësia.

Ushtria ruse pushtoi territorin e Ukrainës më 24 shkurt.

Lufta e zhyti vendin në recesion dhe detyroi miliona qytetarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Marketing