Mbrëmjen e djeshme në Fun Club ishte i ftuar edhe babai i Ilirit, ai edhe pse në moshë të shtyrë gjeti kohë të vinte në spektaklin e mbrëmshëm me shumë dëshirë. Ai kishte shumë fjalë të mira për Ilirin dhe falenderoi ish-banorët për përkrahje ndaj Ilirit.

Marketing

“Ne prindërit, ju japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë” – u shpreh babai i Ilirit.

Ai me lot në sy dhe i përmalluar tha: “Unë kam pas dëshirën e madhe me pa djalin tim, me e kap me e puth”

Arsyet se përse Vëllai I Madh nuk i’a ka mundësuar Ilirit dhe babait të tij këtë takim nuk dihen, duke pasur parasysh se shumë banorë të tjerë kanë takuar prindërit e tyre gjatë spektaklit. /albora.ch/

Marketing