Pas dy viteve të pandemisë dhe një vale rritjesh çmimesh, më shumë se një e treta e austrisë kanë probleme financiare.

Marketing

Këtë e tregon hulumtimi i Entit Statistikor të Austrisë. Një pjesë e popullsisë nuk ka më asnjë rezervë.

Një në katër austriak nuk mund të përballojë pushimet dhe një në shtatë austriakë nuk mund të blejë mobilje të reja, sepse kjo do t’i mbingarkonte financiarisht.

Kjo analizë tregon se ka një përçarje në rritje mes njerëzve me probleme financiare dhe pjesës tjetër të popullsisë.

Autori i studimit, Matthias Thiel, tha për të përditshmen vjeneze “Standard” se në radhë të parë për këtë zhvillim janë pasojat e pandemisë, pra shkalla e lartë e papunësisë pas bllokimit, por edhe vala e rritjes së çmimeve, transmeton B92.

Aktualisht, 23.1 për qind e popullsisë nuk mund të përballojë pushimet dhe në fillim të vitit të kaluar “vetëm” 12 për qind thanë se nuk mund të shkonin me pushime.

Po ashtu 27 për qind pohojnë se janë të mbingarkuar me shpenzime të paparashikueshme prej 1300 eurosh dhe se mund t’i mbulojnë ato vetëm nëse marrin hua ose paguajnë me këste.

Një vit më parë, “vetëm” 18 për qind e austriakëve përmendën këtë situatë.

Më shumë se një e treta e të anketuarve kanë treguar se familja e tyre është përballur me humbje të të ardhurave në 12 muajt e fundit.

Rreth një e katërta pretendon se rritja e çmimeve është përgjegjëse për humbjen e të ardhurave.

Rritja e çmimeve çon në shpenzime më të larta, jo në ulje të të ardhurave, por për qytetarët nuk ka rëndësi, ata shohin në portofolin e tyre që kanë më pak para, sipas autorit të studimit.

Megjithatë, nuk ka vetëm humbës, 20 për qind e austriakëve pohojnë se të ardhurat e tyre familjare janë rritur vitin e kaluar.

Por për shumicën dërrmuese, nuk pati asnjë ndryshim.

Ndryshe, faktori më i madh i rrezikut të varfërisë në Austri është niveli i ulët arsimor, vendlindja jashtë vendit, numri i madh i fëmijëve apo prindërve të vetëm.

Foto: Pixabay

Marketing