Të dielën pasdite, 6 mars 2022, një autobus doli nga rruga në Fraham për arsye ende të panjohura dhe përfundoi në një kanal.

Marketing

Sipas informacioneve të para mësohet se një pasagjer ka pësuar lëndime të lehta. Shoferi i autobusit mbeti i padëmtuar, transmeton albora.ch.

Një kosovar 48-vjeçar nga Ëelsi, më 6 mars 2022, rreth orës 11:45, është nisur me autobus nga Eferding për në Ëels. Në autobus ishte një pasagjer, një 21-vjeçar nga rrethi i Grieskirchen. Në Fraham, 48-vjeçari goditi qoshin e rrugës me gomën e përparme të djathtë në një kthesë të lehtë majtas.

Kjo bëri që kosovari të humb kontrollen e autobusit dhe të bie në një kanal jo shumë të thellë, 30 metra, sipas mediave austriake.

Nga aksidenti, pasagjeri 21-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Ëelsit me ndihmën e shpëtimit. Autobusi ka pësuar dëme materiale. /albora.ch/

Marketing