Dy viktima dhe një e plagosur është bilanci i atentatit mafioz, që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, kur një person me kapuç dhe maskë në fytyrë qëlloi me breshëri ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44- vjeç që ishin ulur në lokal.

Marketing

Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Zmirni në Greqi. 41-vjeçari  Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari  Armando Organja, ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Mediet greke raportojnë se e plagosura 31 vjeç, e cila punonte në lokalin ku ndodhi atentati është shtruar në spitalin e Kryqit të Kuq.

Ndërsa autori nuk është kapur ende. Policia po punon për kapjen e ti. Dyshohet të jetë me origjinë shqiptare. Pista kryesore që po herton policia është ajo e larjes së hesapeve.

Kush janë viktimat?

Siç raportojnë mediet greke, njëri nga dy viktimat njihej për veprimtarinë e tij lokalet dhe baret e natës. Ai punonte si truprojë në magazinat e natës, ndërsa koordinonte një rrjet banditësh. Nuk ka ende informacione për rrjetin që ai drejtonte.

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Por çdo gjë tregon se atentati ka të bëjë me larje hesapesh, pasi 41-vjeçari rezulton të jetë persona i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve kohët e fundit viktima ndërronte shpesh automjete, herë përdorte makina të shpejta e herë motorë të mëdhenj.

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Marketing