“Lauraki” është tërhequr nga policët e Departamentit të Sigurimit të Kos, të cilët arrestuan një 30-vjeçar të huaj me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se trafikonte sasi kokaine dhe kanabis të papërpunuar në ishull, shkruajnë mediat greke, përcjell Albora.ch.

Marketing

Në fakt, në kuadër të hetimeve të rastit, policia ka pikasur shqiptarin në një takim shitblerje dhe kur i ka vënë re ka tentuar të arratiset teksa ka hedhur në rrugë një pako me 55.6 gramë hashash!

Më në detaje, sipas asaj që është bërë e ditur nga policia, “aksioni” i 30-vjeçarit shqiptar ka shqetësuar së fundmi policët e Departamentit të Sigurimit të Kos, të cilët e kishin vënë nën vëzhgim diskrete. Kështu pardje në orën 6.30 të pasdites, i huaji është pikasur në një takim për blerje dhe shitje droge me një person të panjohur.

30-vjeçari kishte shkuar atje me një motor me dy rrota. Me të përfunduar takimi është paraqitur policia, por sapo kanë vënë re 30-vjeçari ka tentuar të ikë me motor, ndërsa në të njëjtën kohë ka hedhur në tokë një pako me 55.6 gramë kanabis të papërpunuar.

Më në fund, punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë në Kos, kanë arritur ta ndalojnë dhe më pas është kontrolluar në shtëpinë e tij ku janë gjetur edhe sasi të tjera kanabis të papërpunuar dhe kokainë.

Në total, 30-vjeçari u gjet dhe u sekuestrua:

• Kokainë me peshë 20.5 gram

• Kanabis i papërpunuar 186.7 gram

• Peshore precize

• 3 grirëse kanabisi

• Shuma e parave prej 1865 euro

• Motoçikleta me dy rrota që ka përdorur

• Celular

Ndaj 30-vjeçarit shqiptar është ngritur një kallëzim penal për trafik droge dhe me të është dërguar në Prokurorinë e Qarkut në Kos ku edhe është proceduar penalisht.

Hetimi i rastit është pjesë e veprimeve të posaçme operative të Shërbimeve Policore të Egjeut Jugor për luftimin e përhapjes së drogës.

Albora.ch.

Marketing