Është arrestuar 38-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet si autoi kryesor i vrasjes së një 47-vjeçari në Kalamata.

Marketing

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar në një banesë në zonën e Akrogialit , pranë fshatit Kitries, shtëpi e cila ishte e marrë me qira nga një bullgar.

Pak ditë më parë në Kalamata u vra një 42 vjeçar i njohur si amerikani. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është arrestuar një 22-vjeçar, i cili akuzohet si bashkëpuntor në vrasje pasi dyshohet se nxorri në pritë viktimën.

Ka qenë shqiptari ai që nga makina ka qëlluar me armë viktimën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Po ashtu ëhstë arrestuar dhe një bullgar, pasi akuzohet për strehimin e kriminelit shqiptar që vrau 47-vjeçarin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Marketing