2 javë para fundit të vitit ka arritur të arratiset nga burgu një shqiptar, i arrestuar për një sërë vjedhjesh, në Austri.

Marketing

Pas më shumë se 5 javësh në arrati, 42-vjeçari me origjinë nga Kosova u prangos nga policia austriake.

“Ai u gjet dhe u arrestua në një lagje në Haid,” ka bërë me dije Policia në njoftimin zyrtar.

Ai ndodhet në paraburgim për shumë krime, të cilat dyshohen se janë kryer midis muajve prill dhe korrik të vitit 2021, kryesisht në rrethin Vöckabruck. Ai akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë, transmeton albora.ch.

Sipas mediave austriake, vetëm një pjesë e mallit të vjedhur është siguruar dhe iu është kthyer pronarëve, e po ashtu për të bëhet me dije se shuma të mëdha parash nga bashkëatdhetarët duke i mashtruar si pronarë firme dhe duke “ndërmjetësuar” në hapjen e bizneseve të reja./albora.ch/

Marketing