Policia Kufitare në Morinë, mëngjesin e 2 janarit ka vënë në pranga një shtetas kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për grabitje dhe kanosje, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë albora.ch.

Marketing

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga ‘’NCB Ëiesbaden’’ Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia e Kukësit bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. /ablbora.ch/

Marketing