Në fund të shtatorit 2021, një 23-vjeçar u shtrua në spital me plagë me armë zjarri, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch.

Marketing

Spitali raportoi rastin në polici pas trajtimit të burrit nga rrethi Linz-Land. Viktima fillimisht nuk ka dhënë asnjë informacion për autorin.

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit dhe Komanda e Policisë së qytetit të Linzit arritën më në fund të kapnin personin e dyshuar.

Bëhet fjalë për një kosovar 44-vjeçar. Shkaku i mosmarrëveshjes ishte një debat banal.

Oficerët ekzaminuan makinën e viktimës dhe gjetën një vrimë plumbi në sediljen e pasme. I akuzuari ende nuk i ka pranuar akuzat.

Në kontrollin e një shtëpie, efektivët i gjetën gëzhoja, një hanxhar, heroinë, dhe disa mijëra euro. Sipas policisë, të dy personat mund të kenë qenë të përfshirë në pazare droge.

Kosovari ndodhet në paraburgim në burgun e Linzit dhe duhet të përgjigjet, ndër të tjera, për dyshimin për lëndim të rëndë trupor me dashje dhe marrje të heroinës.

Marketing