Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge, pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore.

Marketing

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar dhe një 44-vjeçar.

Mediet belge raportojnë se dy bashkatdhetarët u kapën në plazhin e De Panne në fund të muajit tetor. Aktualisht ndodhen ende në paraburgim.

Sipas autoriteteve belge 2 shqiptarët kishin qëllim të lundronin nga Mbretëria e Bashkuar në bregdetin belg me gomone, më të cilën do të transportonin dymbëdhjetë emigrantë.

Sakaq dyshja ka mohuar akuzat para drejtësisë belge, duke pretenduar se ishin në gomone për të peshkuar.

Çështja e dy shqiptarëve pritet të çohet në Gjykatë në ditët në vijim

Marketing